Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Filloi kursi i trajnimit me temë “Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore"

Sot në date 03.04.2017 në ambientet e Akademisë së Sigurisë filloi kursi i trajnimit “Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore – Kurs pedagogjik rajonal për trajnimin e trajnerëve”, kombinuar me “Takimin për hartimin e kurrikulës për TQNJ dhe takimin e planifikimit kurrikular”

 Trajnimi zhvillohet në kuadër të projektit rajonal IPA II ““Mbështetje Rajonale për Menaxhimin e Migracionit me Fokus te Mbrojtja në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”, në datat 3-7 prill 2017.

 Ky trajnim është aktiviteti i tretë, në vijim të dy trajnimeve të mëparshme për efektivat e policisë kufitare të angazhuar në fushën e luftës kundër trafikut të qenieve njerëzore.

Në këte trjanim morën pjesë kursantë në nivel kombëtar nga:Shqipëria, Bosnje Hercegovina, Serbia dhe ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi dhe Kosova.

 Aktiviteti ka për synim përmirësimin e aftësive të mësimdhënies të ekspertëve kombëtarë që kanë përfunduar kurset pararendëse të trajnimit për luftën kundër trafikimit në Tetor dhe Dhjetor 2016, si edhe hartimin e një kurrikule trajnimi standarte për t’u vënë më pas në zbatim në secilin nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

 Takimi i planifikimit që do të zhvillohet në përfundim të trajnimit të trajnerëve ka për qëllim prezantimin dhe diskutimin e kurrikulave dhe planit të trajnimeve në luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore për secilin vend.