Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Filloi kursi i XI, për Patrullë të Përgjithshme për 418 kursantë, në Kolegjin Profesional të Lartë ”Kolegji i Policisë”

Sot më datën 05.04.2017 në ambientet e Akademinë e Sigurisë u zhvillua ceremonia e fillimit të Kursit të XI për Patrullë të Përgjithshme për 418 kursantë, në Kolegjin Profesional të Lartë ”Kolegji i Policisë” të cilët u përzgjodhën pas përfundimit me sukses të fazave të konkurrimit, nga këto 57 femra dhe 361 meshkuj. 

Në këtë ceremoni morën pjesë Ministri i Punëve të Brendshme, Z.Fatmir XHAFAJ, Zv/Ministre e Punëve të Brendshme, Zj. Elona GJEBREA, Zv/Ministri i Punëve të Brendshme, Z. Ilir MARKO, Zv/Ministri i Punëve të Brendshme, Z. Stefan ÇIPA, Drejtori i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki ÇAKO, Zv/Drejtori i Policisë së Shtetit, Drejtues i Lartë Rebani JAUPI, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Sigurisë, Drejtues i Lartë Bilbil MEMAJ, Drejtori i Kolegjit Profesional të Lartë “Kolegji i Policisë” Drejtues Ylli VASILI, përfaqësues nga misionet policore dhe Oficerët Ndërlidhës, Drejtor i Programit ICITAP, Z. Steve BENNETT, Drejtuesi i Misionit PAMECA, Z. Giorgio BUTINI, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri Z. Adrian NESSEL si dhe drejtues te tjerë që asistojnë në Policinë e Shtetit.

Në fjalën e tij Ministri i Punëve të Brendshme Z.Xhafaj është shprehur se sot Shqipëria është një vend shumë më i sigurt nga pikëpamja e rendit dhe sigurisë publike, konstatim ky i bërë dhe nga organizata dhe institucione ndërkombëtare.

Drejtori i Policisë së Shtetit Z.Çako gjatë fjalës përshëndetëse ka vlerësuar punën e bërë deri tani në transformimin e Akademisë së Sigurisë, ku theksoi se tashmë Akademia e Sigurisë është një shprehje e standartit të lartë dhe suksesit të Policisë së Shtetit, falë edhe mbështetjes së Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ministri i Punëve të Brendshme iu ka uruar suksese kursantëve duke u kërkuar që të punojnë fort për t’u bërë pjesë e skuadrës së Policisë së Shtetit në këtë mision të rëndësishëm, duke u arsimuar dhe trajnuar profesionalisht: "Me qëllim garantimin e sigurisë publike për të gjithë ne, për familjet tuaja, për shqiptarët, për të gjithë ata që ju kanë mbështetur në ëndrrën tuaj për të qenë pjesë e Policisë së Shtetit. Një rrugën tuaj të re, e cila do t’ju ndryshojë dhe do t’ju lartësojë jo vetëm në formimin profesional por dhe jetën tuaj, shprehem besimplotë se vendi ynë do të jetë në duar edhe më të sigurta me gjeneratat që do të pasojnë".

Më pas Minsitri i Punëve të Brendshme ka vizituar muzen dhe bibliotekën e Akademisë së Sigurisë.