Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Filloi seminari me temë: "Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore" me ekspertë të Policisë Italiane

Sot me datën 04.04.2017 në ambientet e Akademise së Sigurisë filloi seminari me temë: "Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore". 

Në ceremoninë e hapjes së këtij seminari mori pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Sigurisë Drejtues i Lartë Bilbil Memaj, Drejtori i Përgjitshem i Kufirit dhe Migracionit Drejtues i Lartë Genc Merepeza, drejtuesi i IPA  2013 Ballkani Perendimor Z. Giuseppe Colasanto si dhe 12 ekspertet dhe trajneret e policisë Italiane, ndërmjet të cilëve Prokurorë, Specialistëtë antimafias Italiane.

Drejtori i Përgjitshem i Akademise së Sigurisë, Drejtues i Larte Bilbil Memaj në fjalën e tij theksoi rëndësinë e këtij trajnimi për policinë Shqiptare dhe falenderoi Z. Colasanto për organizimin e këtij trajnimi me lektorë,prokurorë dhe eksperte të antimafias Italiane. Z. Memaj theksoi se pa bashkëpunumin ndërmjet institucioneve arsimore dhe policive të vendeve tona nuk mund të ketë sukses lufta kundër trafikimit që qenieve njerëzore dhe për këtë arsye ky trajnim do jetë një jetë një hap i rëndësishëm në këtë bashkepunim të suksesshëm ndërmjet dy policive të vendeve tona.

Ky trjanim organizohet nga IPA 2013 Ballkani Perendimor në datat 04 -05 Prill 2017. Seminari zhvillohet  nga ekspertët e Policisë Italiane dhe emrat janë:

  1. Giuseppe Colasanto
  2. Enika Bushi
  3. Federica La Chioma
  4. Vittorio di Lalla
  5. Sara Capaliku – Mary Ward Loreto Foundation
  6. Gazi Mema -  Mary Ward Loreto Foundation
  7. Francesco Torcoli – EU Delegation
  8. Francesco Ciardi – EU Delegation
  9. Konstandin Kazanxhi - GIZ
  10. Eduard Gueroff – GIZ
  11. Nicoletta Piccirillo Ambasciata Italiana
  12. Dottor Giovanni CONTI,
  13. Ferdinando RUCCO
  14. Luciano PALCANI (Addetto Militare Ambasciata Italiana)
  15. Andi Kurti  OSCE
  16. Szabolcs Tuncsik OSCE
  17. Alketa Gaxha IOM
  18. Luca DE PAOLIS
  19. Luca BOZ
  20. Michele Fabrizio BRINDICCI
  21. Fabrizio NAPOLI
  22. Asrtit ALIAJ IMOC