Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Në ambientet e Akademisë së Sigurisë u zhvillua ceremonia e përfundimit të trajnimit me Lektore /Instruktorë Anglez

Sot në ambientet e Akademisë së Sigurisë u zhvillua ceremonia e përfundimit të trajnimit me temë:  “Përdorimi i metodave special të hetimit të veprave penale të pastrimit të parave bazuar në analizën e informacionit kriminal. Standardet kombëtare dhe ndërkombëtare në hetimin e pastrimit të parave”, nga data 29 – 31 Maj 2017 që u organizua nga Drejtoria e Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Oganizuar dhe Krimet e Rënda. Në këtë ceremoni morën pjesë, Drejtori/Rektori i Akademisë së Sigurisë ,Drejtues i Lartë Bilbil Memaj, Dekani i Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit, Prof. Dr. Ilirjan Mandro, Drejtori i Planifikimit dhe Kontrollit, Drejtues Artan Shkembi. Ky trajnim u zhvillua nga Lektorë/Instruktor, Daniel Bryant ekspert nga HMRC dhe një Prokuror ekspert të hetimit të krimit ekonomik e financiar anglez.

Qëllimi dhe objektivat e këtij trajnimi ishte zbatimi i praktikave me të mira evropiane në përdorimin e metodave speciale të hetimit të veprave penale në "fushën e pastrimit të parave" dhe në përfundim të trajnimit pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të njihen me Standardet kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe të thellojnë më tej njohuritë e tyre mbi metodat e hetimit të veprave penale në fushën e pastrimit të parave bazuar në analizën e informacionit kriminal.

Në përfundim të trajnimit u shpërndan dhe certifikatat.