Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Përfundoi kursi i plotë për 38, specialistë të Policisë Shkencore si “Ekspert Kriminalist”

Nëpërmjet këtij kursi, zhvilluar në periudhën 16.01.2017 - 31.03.2017, u realizua formimi i plotë i  38 specialistëve të Policisë Shkencore,  me njohuritë , aftësitë dhe kompetencat e nevojshme për të përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë në fushën e ekspertimit kriminalistik, duke e pasuruar eksperiencën e tyre me përvojat më të përparuara në fushat e ekzaminimit të shkencave ligjore.  

Gjatë zbatimit të programit të kursit, përmes leksioneve dhe detyrave praktike, pjesëmarrësit u njohën dhe aplikuan metodikat e ekspertimit kriminalistik (tekniko-grafik, daktiloskopik, balistik, traseologjik, etj), duke ndihmuar në krijimin e konceptit mbi ekspertimin kriminalistik si mjet i posaçëm procedural, me ndihmën e të cilit këto organe sigurojnë realizimin e drejtësisë në procesin e zbulimit, hetimit, gjykimit dhe parandalimit të veprave penale.

Një nga synimet kryesore të këtij kursi ishte edhe unifikimi dhe standardizimi i procedurave të ekzaminimeve në fushën e shkencave ligjore, nëpërmjet implementimit të standadeve ndërkombëtare ISO.