Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Drejtori i Shoqatës Ndërkombëtare Rinore IYF, vizitoi sot Akademinë e Sigurisë

Në kuadër të aktivitetit  “Kampi i mendjes dhe kampi i edukimit të Koresë Jugut” Drejtori i Shoqatës Ndërkombëtare Rinore IYF, Z. Sung Hyyun Kim, vizitoi sot, datë 27.09.2017, ambientet e Akademisë së Sigurisë , ku u pritë nga Drejtori/Rektori Akademisë së Sigurisë, Drejtues i Lartë  Dr. Bilbil Memaj.

Në këtë takim Z. Kim foli për IYF, si Shoqatë Ndërkombëtare Rinore, e cila u themeluar në vitin 2001 në Koren e Jugut. Kjo organizatë është jo-fitimprurëse, por edhe konsiderohet si iniciativë botërore rinore dedikuar rritjes emocionale, shpirtërore dhe intelektuale të rinisë botërore.

Si e tillë, kjo Shoqatë Ndërkombëtare ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunim në fushën e shkëmbimit të leksioneve me fokus intelektin, me shumë Bashki, Ministri dhe organizata policore dhe ushtarake ne mbarë botën.

Në këtë kuadër me kërkesë të Z. Kim dhe miratimin e Drejtorit të Akademisë së Sigurisë, Dr. Memaj, u nënshkrua Memorandum Mirëkuptimi midis kësaj Shoqate Ndërkombëtare dhe Akademisë së Sigurisë për bashkëpunim në fushën e edukimit intelektual.

Pas këtij takimi Z. Kim dhe grupi i lektorëve që e shoqëronin atë, zhvilluan një takim me stafin dhe drejtuesit e Akademisë së Sigurisë, si edhe me kursantët e “Kolegjit Profesional të Lartë të Policisë”