Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Një delegacion i AS, vizitoi shkollën e policisë në Szeged të Hungarisë

Në dt. 11-10-2017, një delegacion i Akademisë së Sigurisë, i përbërë nga Drejtori/Rektori AS, Drejtues i Lartë Dr. Bilbil Memaj dhe Kryekomisar Msc. Lavdim Kazazi, bëri një vizitë zyrtare në shkollën e policisë  në Szeged të Hungarisë (vend anëtar aktiv i BE-s). Qëllimi i vizitës është bashkëpunimi i AS me Akademi Policie të vende të tjera të rajonit të Ballkanit, në kuadrin e një nisme të ndërmarrë nga OSBE-ja. Për këtë qëllim, u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi midis dy Akademive të Policisë respektive.

Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtorët respektiv të Akademive, për atë Hungareze nga Kolonel Dr. Csaba BARDOCZ dhe për Akademinë e Sigurisë nga Drejtues i Lartë Dr. Bilbil MEMAJ.

Kjo marrëveshje mundëson shkëmbimin e eksperiencave të Akademive për kurrikulat, metodologjinë e mësimdhënies, shkëmbim pedagogësh si dhe shkëmbimin e leksioneve të përbashkëta, me qëllim vendosjen e këtyre standardeve të kurrikulave, metodologjisë mësimdhënies, stafit pedagogjik etj, në të njëjtën linjë me standardet e vendeve anëtare të BE-s.