Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Përfundon kursi IV i Motoçiklizimit

Më datë 27.10.2017, në ambientet e Akademisë së Sigurisë, u zhvillua ceremonia e përfundimit të Kursit IV “Për aftësimin profesional të motoçiklistëve të Policisë”, ku paraprakisht pjesëmarrësit dhe trajnerët e tyre demonstruan disa ushtrime të shkallës së lartë të vështirësisë dhe dekorative.

Më pas, në prani të drejtorit/rektorit të Akademisë, drejtues i Lartë Dr. Bilbil MEMAJ, drejtorit të Drejtorisë së Sigurisë Publike në DSP, drejtues Albert DERVISHAJ dhe drejtorit të Drejtorisë së Sigurisë Rrugore në DPS, drejtues Mit’hat TOLA, u shpërndanë certifikatat për kursantët pjesëmarrës, si dhe u falënderuan ata për performancën e pëlqyeshme gjatë zhvillimit të trajnimit dhe në demonstrimin përfundimtar.