Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Nxënës nga Farka e Vogël, vizitojnë AS

Në ambientet e Akademisë Sigurisë, më datë 11.1.2018, zhvilluan një vizitë njohëse, në ambientet e kësaj akademie, përfaqësues të shkollës 9-vjeçare, Farkë e Vogël. Kjo vizitë u zhvillua në kuadër të javës së hapur që AS-ja shpalli me rastin e 105-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit. Në përbërje të këtij grupi vizitorësh, ishin senatorët e çdo klase, të shoqëruar nga nëndrejtoresha, psikologja e shkollës dhe një mësuese e kësaj shkolle. Ato u priten nga shefi i departamentit të mbijetesës, kryekomisar Jashar Bakiasi, i cili u foli edhe për historikun e akademisë dhe iu përgjigj pyetjeve së të ftuarve. Më pas, ata vizituan ambientet e kësaj akademie, poligonin e qitjes, palestrën e Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit dhe Muzeun e Policisë, ku u njohën me çdo funksion që lidhej me aktivitetin e këtyre. Në fund, vizitorët shprehën kënaqësi për kryerjen e kësaj vizite dhe mundësisë që aktivitete të tilla të zhvilloheshin me Policinë dhe Akademinë e Sigurisë në veçanti, edhe në të ardhmen.