Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Java e policisë – vizitë e studentëve

Në kuadër të 105-vjetorit të krijimit të policisë shqiptare, organizimit të javës së policisë dhe bashkëpunimit të Akademisë së Sigurisë me Universitetin e Tiranës, ditën e premte, më datë 15 janar 2018, në orën 10:00, në ambientet e Akademisë studentët e Masterit të Kriminologjisë të Fakultetit të Shkencave Sociale bënë një vizitë (praktikë mësimore) në ambientet e Akademisë së Sigurisë..

Fillimisht studentët u pritën nga stafi i Qendrës Kërkimore Shkencore dhe u informuan për rrugën 105-vjeçare të Policisë së Shtetit si dhe për zhvillimin historik të Akademisë së Sigurisë. Më pas ata vizituan Bibliotekën dhe Muzeun e Policisë së Shtetit në ambientet e Akademisë së Sigurisë.