Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

"Trajnimi i Pare Kombëtar për Eskortat e Kthimit"

Në ambientet e Akademisë se Sigurisë në datën 05.03.2018 nisi Trajnimi me temë: “Trajnimi i Parë Kombëtar për Eskortat e Kthimit”, në baze të Urdhrit 1/344-1 të Zëvendësdrejtoreshës së Përgjithshme të Policisë së Shtetit Drejtuese e Larte Aida Veizaj (Hajnaj). Trajnimin e përshëndetën, Zëvendësministria e Brendshme,  Znj. Rovena Voda si dhe Drejtori/Rektori i Akademisë së Sigurisë, Drejtues i Lartë Dr. Bilbil Memaj. Pjesëmarrësit do të kryejnë trajnimin në Akademinë e Sigurisë nga data 05 – 07 Mars dhe në ambientet e Aeroportit “Nene Tereza”, Rinas-Tiranë, në datat 08-09 Mars.