Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Filloi kursit i trajnimit “Për drejtues teknik të SHPSF-së, në datën 8 Maj 2018

Më 08.05.2018, në Akademinë e Sigurisë filloi kursi i trajnimit “Për drejtues teknik të SHPSF-ve”, me kandidatë të dërguar nga Departamenti i Sigurisë Publike për t’u pajisur me dëshminë e nevojshme për certifikimin e tyre, me kohëzgjatje nga data 08 - 10.05.2018.

Ky është kursi i parë që zhvillohet pas miratimit të Udhëzimit të ri të Ministrit të Brendshëm “Për funksionimin e SHPSF-ve”, ku përgjegjësitë kryesore për trajnimin e personelit të SHPSF-ve i ngarkohen tërësisht Akademisë së Sigurisë. Në këtë kuadër stafi i Drejtorisë së Certifikimit dhe Shërbimeve ndaj të Tretëve ka përgatitur e miratuar kurrikulën e re për këtë lloj trajnimi, duke qenë kështu të gatshëm për mbarëvajtjen e kursit.