Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Në datën 18 maj 2018, në ambientet e Akademisë së Sigurisë u hap kursi i dytë për “ Formimin professional i punonjësve të Policisë së Burgjeve ”

Në këtë ceremoni morën pjesë, Ministria e Drejtësië znj. Etilda Gjonaj, Zëvendësministrja e Brendshme znj. Rovena Voda, Drejtori i Misionit ICITAP, z. Steve Bennet, Shefi i Këshillit të Evropës, z. Claus Neukirch, Drejtori/Rektori i Akademisë së Sigurisë Drejtues i Lartë Dr. Bilbil Memaj, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z.Arben Çuko.

Drejtori/Rektori i Akademisë së Sigurisë Drejtues i Lartë Dr. Bilbil Memaj në fjalën e hapjes së kursit, përshëndeti te pranishmit dhe kursantët, theksoi rëndësinë për” Formimin professional të punonjësve të Policisë së Burgjeve” në Akademinë e Sigurisë.   Me pas ju drejtua kursantëve me fjalët: "Jeni këtu për tu përgatitur si punonjës dinjitoz dhe do të studjoni në “Kolegjin e Policsë” duke ju nënshtruar një programi dhe një plani mësimor të standardeve Europiane".

Në fjalën e saj zëvendësministrja e Brendshme znj. Rovena Voda, theksoi se është një nga prioritetet kryesore të Qeverisë Shqipëtare, rritja e performancës profesionale të punonjësve të zbatimit të ligjit, shkollimin dhe aftësimi i tyre në kryerjen e funksioneve dhe detyrave në funksion të rendit e të sigurisë publike.

Në këtë kuadër dhe bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Drejtësisë, i shërben zbatimit të strategjisë dhe prioriteteve që Qeveria ka për Rendin e Sigurinë. Akademia e Sigurisë është i vetmi institucion Arsimor për përgatitjen e të gjithë punonjësve të institucioneve të zbatimit të ligjit, dhe për këtë është përgjegjësia për përgatijen dhe aftësimin tuaj professional.