Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Në datën 8 Qershor 2018 u zhvillua mbledhja e Grupit të Përbashkët të Punës të Programit për Forcimimin e Policimit në Komunitet.

Në datën 8 Qershor 2018, në ambientet e Akademisë se Sigurisë, u zhvillua mbledhja e Grupit të Përbashkët të Punëstë Programit për Forcimimin e Policimit në Komunitet. Në këtë mbledhje ishin të pranishëm Zv. Ministrja e Brendshme Romina Kuko, Drejtori i Sigurisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtues i Parë, Gjovalin Loka, Drejtori i Akademisë se Sigurisë Drejtues i Lartë Bilbil Memaj, si edhe pjesëmarrës nga misione të huaja të asistencës për policinë dhe aktorë të shoqërisë civile. Gjatë prezantimit të studimit të bërë nga instituti IDRA gjatë periudhës prill-maj 2018, u vunë re disa pika te cilat kishin te bënin me punën e Policisë Shqiptare, e cila sipas studimit vijon të gëzojë një besim të lartë te qytetarët.

Gjatë këtij studim janë zhvilluar 1500 intervista me qytetarë në të gjithë vendin. Sigurisht gjatë studimit dolën edhe sugjerime për Policinë Shqiptare, për të cilat z. Loka u shpreh se këto tregues do të shërbejnë për përmirësimin e punës së Policisë së Shtetit.