Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Akademia e Sigurisë dhe Shkolla e Magjistraturës nënshkruan në datën 7 korrik 2018, Memorandumin e Mirëkuptimit “Për forcimin e bashkëpunimi” te dy institucioneve

Sot në datën 7 korrik 2018, u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit midis Akademisë së Sigurisë dhe Shkollës së Magjistraturës “Për forcimin e bashkëpunimit” te dy institucioneve. Në ketë memorandum mirëkuptimi morën pjesë, Drejtori/Rektori i Akademisë së Sigurisë, Drejtues i Lartë Dr. Bilbil Memaj, Drejtori i Planifikimit dhe Kontrollit Drejtues i Parë Ilo Këçka, Dekani i Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit Prof. Dr. Ilirjan Mandro, Drejtori i Kolegjit Profesional Drejtues Ylli Vasili, si edhe Drejtor i Shkollës së Magjistraturës/Përgjegjës i së Drejtës Administrative, Prof. Asoc. Dr. Sokol Sadushi, Përgjegjëse e Sektorit të Formimit Vazhdues Znj. Pandorela Kacori, Dr. Sokol Berberi, Pedagog/Përgjegjës për Programin e TV, Shkolla e Magjistraturës.

Ky Memorandum Mirëkuptimi u ndërmjetësua edhe nga PAMECA V, e cila ishte gjithashtu e pranishme me përfaqësuesin e saj, ekspertin për Burimet Njerëzore, Z. Giovanni Pasqua, i cili gjithashtu shprehu kënaqësinë për nënshkrimin e këtij Memorandumi. Drejtori i Shkollës i Magjistraturës dhe Drejtori/Rektori i Akademisë se Sigurisë, u shprehen që ky bashkëpunim do të jetë mjaft i frytshëm në të ardhmen, duke nisur me shkëmbime studentesh dhe pastaj lektorësh te cilat do t’i shërbejnë shkëmbimit te ekspertizës dhe eksperiencës se përbashkët.