Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Mbi kryerjen e një anketimi Online në rradhët e punonjësve të Policisë së Shtetit

Të nderuar drejtues dhe punonjës të Policisë së Shtetit!

Qendra Kërkimore Shkencore në Akademinë e Sigurisë po përgatit një studim të thelluar me temë "Krimi kompjuterik, kërcënimi kibernetik dhe çështjet e sigurisë në Shqipëri"

Në funksion të këtij studimi është dhe organizimi i një anketimi të gjere lidhur me perceptimet e shtresave të ndryshme të popullsisë për këto probleme.

Si target grupi për tu anketuar, me dakordësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, janë përzgjedhur dhe punonjësit e Policisë së Shtetit.

Shpresojmë qe sa me shume punonjës të Policisë së Shtetit të plotësojnë pyetësorin online nga kompjuteri ose celulari i tyre, në linkun e mëposhtëm:

https://surveys.enalyzer.com?pid=f2q2s5r7 

Ju faleminderit!

 

Drejtori/Rektori i Akademisë së Sigurisë

Drejtues i Lartë Dr. Bilbil Memaj

 

Drejtor i Qendrës Kërkimore Shkencore

Drejtues Dr. Xhavit Shala