Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Filloi kursi i XXIV-të i trajnimit bazë për punonjësit të Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike

Pas aplikimeve në Drejtoritë Vendore të Policisë dhe dërgimit të listave me kandidaturat që plotësojnë kushtet, në bazë të rendit kronologjik zbritës të këtyre listave, sot më 10 Shtator 2018, në Akademinë e Sigurisë, filloi Kursi i XXIV-të për trajnimin bazë e aplikantëve që dëshirojnë të punësohen si punonjës të SHPSF-ës, me 140 pjesëmarrës.

Nga ana e Akademisë së Sigurisë janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e këtij kursi, ku pjesëmarrësit janë ndarë në 5 grupe mësimore, janë pajisur me dosjen e kursit dhe literaturën përkatëse sipas kurrikulës së miratuar nga Drejtori/Rektori i Akademisë së Sigurisë. Trajnimi do të zhvillohet nga një trup mësimore e zgjedhur me instruktorë të Kolegjit të Lartë të Policisë dhe Drejtorisë së Certifikimeve dhe Shërbimeve ndaj të Tretëve, me kohëzgjatje 10 ditë dhe në fund pjesëmarrësit do t’i nënshtrohen testit elektronik me Scantron. Fituesit do të pajisen me “Dëshmi Aftësie”, si dokument i nevojshëm për dhënien e Certifikatës nga komisioni përkatës në Drejtoritë Vendore të Policisë.