Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Filloi Kursi VIII-të “Për aftësimin profesional të motoçiklistëve të Policisë”, ku marrin pjesë 20 punonjës Policie

Më datë 10.09.2018, në zbatim të Planit Vjetor të Trajnimeve të Policisë së Shtetit dhe Urdhrit Nr. 1/1338, datë 03/09/2018, të zv.drejtorit të Përgjithshëm, filloi Kursi VIII-të “Për aftësimin profesional të motoçiklistëve të Policisë”, ku marrin pjesë 20 punonjës Policie me gradë “Inspektor”, me detyra në shërbimet e patrullës së përgjithshme, forcës posaçme “Shqiponja”, qarkullimit rrugor, rendit e krimeve nga DVP Tiranë, Durrës, Fier, Berat, Vlorë, Korçë dhe Lezhë.

Ky kurs do të zhvillohet deri më datë 22.10.2018, ku pjesëmarrësit do të aftësohen në teori e praktikë për drejtimin profesional të motoçikletave të Policisë, si dhe në përfundim do të pajisen me certifikatë.

Nga ana e Akademisë së Sigurisë janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e këtij kursi duke angazhuar stafin me ekspertë të fushës dhe plotësimin e të gjitha kërkesave me bazën e nevojshme didaktike e teknike.