Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Përfundon trajnimi me teme “Standardet evropiane të kërkimeve shkencore dhe publikimeve (botimeve) të tyre” i zhvilluar nga QKSH në datat 24 - 26 shtator 2018

Në ambientet e Akademinë së Sigurisë, bazuar në programin vjetor të punës të AS-së, nga data 24 deri në datën 26 shtator 2018, u zhvillua trajnimi rreth kërkimeve shkencore dhe studimeve me temë: “Standardet evropiane të kërkimeve shkencore dhe publikimeve (botimeve) të tyre”. Ky trajnim u organizua Qendra e Kërkimeve Shkencore (QKSH) e AS-së.

Ky është viti i tretë radhazi që kjo qendër kryen një trajnim të tillë. Në të merrnin pjesë punonjës policie të Akademisë së Sigurisë, të përfshirë dhe të interesuar në fushën kërkimore dhe akademike, si dhe pedagogë, instruktorë e kërkues shkencorë. Qëllimi i këtij trajnimi ishte aftësimi i pjesëmarrësve, me qëllim që ata të fitonin ose përmirësonin aftësitë që do i ndihmonin, për të qenë në gjendje të aplikonin me sukses në vendin e punës, njohuritë e marra mbi standardet e kërkimeve shkencore, studimeve e botimeve të tyre. Informimi mbi të drejtën e autorit sipas legjislacionit shqiptar dhe përllogaritja e kostos së kërkimit shkencor, ishin dy kumtesa të reja që iu shtuan këtij trajnimi të përvitshëm që kryen QKSH.

Në përfundim të këtij kursi pjesëmarrësit krijuan njohuri dhe u njohën me kuptimin e veprimtarive shkencore dhe joshkencore, llojet, përkufizimet, tipologjitë e publikimit të tyre, si dhe klasifikimet; me kërkimin shkencor, metodologjinë dhe metodat, mënyrën si planifikohen ato, të ilustruara me shembuj nga fusha e policimit dhe sigurisë; me mënyrat apo metodat e kërkimit “online” në studime apo projekte kërkimore dhe rëndësinë e gjuhës së huaj; me aspektet e përdorimit praktik të guidës “Kërkim efiçent për projektet evropiane të kërkimit” nëpërmjet me shembujve të ndryshëm; me standardet evropiane të publikimit (botimit) si dhe me etikën në veprimtarinë kërkimore dhe botuese. Krahas këtyre informacioneve, të pranishmit patën mundësinë që të njihen nëpërmjet shembujve praktikë, edhe me përdorimin e të dhënave që ndodhen në sistemin e përdorur nga Policia e Shtetit, me qëllim kërkimin, përdorimin dhe shfrytëzimin e tyre nëpër kërkime shkencore. Ky është trajnimi i dytë i këtij lloji, organizuar nga QKSH. Problematika dhe tematika janë aktuale dhe nisur nga kjo gjë ky trajnim synon zgjerimin e prezantimeve si dhe atë dhe të pjesëmarrjes. Në përfundim të trajnimit pjesëmarrësit u pajisën me certifikata pjesëmarrjeje.