Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Delegacioni AS, zhvilloi një vizitë në Gjermani dhe Poloni në datat 19-23 nëntor 2018

Kjo vizitë u mundësua nga FRONTEX (Europian Border and Coast Agency), me qëllim unifikimin e shkollim trajnimeve të policive që shërbejnë në kufi të vendeve të Evropës. Vizita u programua në dy faza :

Në fazën e parë delegacioni AS, vizitoi Akademin Federale të Policsë Gjermane në Lubeck Hamburg, kjo akademi ishte përzgjedhur si model për tu vizituar dhe nga delegacionet e tjera ( të pranishëm ishin edhe vende të tjera të ballkanit perëndimor ).

Në këtë akademi delegacioni AS u njoh me llojet e shkollim trajnimit që ofroheshin për kufirin, si dhe modelin që aplikon BE për shërbimet kufitare.

Ata shkëmbyem mendime se si mund të integrohen kurrikulat e Akademive tona në këtë mënyrë trajnimi, u fol edhe për mundësin e përgatijes së trajnerëve për të trajnuar trajnerët e terrenit, për të pasur një standard evropian të për këtë lloj trjanimi.

Në fazën e dytë, delegacioni AS zhvilloi takim në Drejtorinë e Përgjithshme të FRONTEX në Poloni.

Ata u pritën nga Drejtori Ekzekutiv i FRONTEX, zoti Fabrice Leggeri si dhe drejtuesit kryesor të kësaj agjencie, pas takimit ata vizituan zyrat qëndrore në Warshaw.

Në takim u komunikua pranimi i Akademisë së Shqipërisë si partnere e Akademive të vendeve të BE-së duke na u dorëzuar dhe certifikat përkatëse e partnershipit, miratuar nga Drejtori Ekzekutiv i FRONTEX,zoti Fabrice Leggeri.

Ky lloj partnership na mundëson njohjen dhe zbatimin e kurrikulave të standardeve Evropiane në të gjitha trajnimet për shërbimin kufitar.