Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Filloi kursi IV për trajnimin e trajnerëve për mësimdhënie në QTP

Bazuar në Udhëzimin e ministrit të Brendshëm Nr. 130, datë 05. 03. 2018, “Për funksionimin e Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike” dhe Urdhrin e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Nr. 1/2071, datë 27.11.2018, “Për pjesëmarrjen në trajnimin me temë “Trajnimi i trajnerëve për mësimdhënie për Qendrat e Trajnimit Privat – 2”, më datë 11. 12. 2018, filloi kursi i katërt për trajnimin e trajnerëve për mësimdhënie në Qendrat e Trajnimit Privat, me pjesëmarrje të 28 punonjësve të Policisë dhe 2 punonjësve në QTP.

Kursi do të zhvillohet në datat 11 – 17 dhjetor 2018, në bazë të kurrikulës së miratuar nga drejtori / rektori i Akademisë së Sigurisë dhe ka për qëllim certifikimin e trajnerëve mësimdhënës në QTP.

Nga ana e Akademisë së Sigurisë janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e këtij kursi, ku pjesëmarrësit janë pajisur me dosjen e kursit dhe literaturën përkatëse, sipas kurrikulës së miratuar. Trajnimi do të zhvillohet nga një trup mësimore e zgjedhur me lektorë/instruktorë të Sektorit të Shërbimeve ndaj të Tretëve në Drejtorinë e Certifikimeve dhe Shërbimeve ndaj të Tretëve. Në përfundim pjesëmarrësit do t’i nënshtrohen testimit me Scantron dhe fituesit do të pajisen me “Certifikatë”.