Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Akademia e Sigurisë zhvilloi sot në datën 24 janar 2019, analizën vjetore të punës për vitit 2018

Në këtë analizë morën pjesë, Zevëndësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues i Lartë Aida Veizaj (Hajnaj), Drejtori/Rektori i Akademisë së Sigurisë, Drejtues i Lartë Dr. Bilbil Memaj, Drejtues të Strukturave të Akademisë së Sigurisë , Departamenteve, Sektorëve si dhe, Z. Maurizio Mirarchi, Ekspert afat gjatë për Krimin e Organizuar, PAMECA V.

Materiali i Analizës u referua nga Drejtori/Rektori i AS, Dr. Bilbil Memaj i cili në preznatimin e tij bëri një rezume të detajuar, aktiviteteve dhe arritjeve të strukturave të AS, por njëkohësisht vuri në dukje dhe disa mangesi të konstatuara, të cilat janë objekt të punës për vitin 2019.

Drejtuesit e strukturave të cilët diskutuan në këtë analizë, krahas punës dhe arritjeve, vune theksin dhe në probleme të hasura në përmbushjen e detyrave e përgjegjësive.

Zevëndësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues i Lartë Aida Veizaj (Hajnaj), në fjalën e saj vuri theksin në arritjet që ka bërë Akademia e Sigurisë në proçesin e formimit, shkollimit, trajnimit të punonjësve të policisë së shtetit, por njëkohësisht dhe agjencive të tjera ligj zbatuese, duke i dhënë një rëndësi të veçant arritjeve të AS, ne nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit me vendet partnere te BE-se e sidomos me atë të FRONTEX dhe CEPOL.

Njëkohësisht dhe problematika e ngritur nga drejtuesit e strukturave të AS, për Zevëndësdrejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, do të jetë në angazhimet e Drejtorise se Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe strukturave të saj.