Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Një delegacion i lartë i Akademisë Federale të Policisë të Vjenës, vizituan Akademinë e Sigurisë në datat 27-29 Mars 2019

Në bazë të Memorandumit të Mirëkuptimit, nënshkruar në Akademinë e Sigurisë, më 13 Nëntor 2018, nga Dr. Norbert LEITNER, Drejtor i Akademisë Federale të Vjenës,dhe Drejtori/Rektori i Akademisë së Sigurisë Drejtues i Lartë Dr. Bilbil MEMAJ, një delegacion i lartë i Akademisë Federale të Policisë, Vjenë, i përberë prej: Kolonel Peter LAMPLOT, BAMA, Shef i Qendrës së Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Akademia e Policisë Federale Austriake (Sicherheitsakademie), Kolonel Dr. Peter KERN, Drejtor i Qendrës Trajnimit Policor në Tyrol, si edhe Nënkolonel SCHNEIDER Heinz, ekspert në fushën e zhvillimit të trajnimeve dhe kurrikulës, vizituan Akademinë e Sigurisë në datat 27-29 Mars 2019.

Ky delegacion zhvilloi takime me Drejtorin/Rektorin e Akademisë së Sigurisë, Drejtues i Lartë Dr. Bilbil MEMAJ, si dhe me përfaqësues të tjerë në Akademi, konkretisht takime me: Drejtorin e Qendrës Kërkimore Shkencore, Drejtues Dr. Xhavit Shala, Drejtorin e Planifikimit dhe Kontrollit, Drejtues i Parë Gentjan Shehaj, Drejtorin e Kolegjit të Lartë Profesional, Drejtues Ylli Vasili, Dekanin e Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit, Drejtues i Parë Dr. Ilirjan Mandro si dhe Shefat e Departamenteve.

Në të gjitha takimet u fol për mundësitë konkrete që Akademia e Vjenës mund t’i japë Akademisë së Sigurisë, lidhur me ekspertë dhe trajnime të çdo lloji, kurrikulën Bachelor dhe trajnime për Fakultetin dhe Kolegjin.

Ata mbetën të kënaqur me takimet dhe nënvizuan që këto diskutime do të vazhdojnë edhe me tej, pasi sipas edhe Marrëveshjes së Përbashkët, të dyja palët synojnë të rrisin bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve të tyre në fushën e trajnimit dhe edukimit, me qëllim shkëmbimin e informacionit, përvojave dhe njohurive që kanë, që ka për objektiv përfundimtar intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe midis të dy Akademive.