Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Certifikimi - mbyllet me sukses Kursi Bazë i Kufirit dhe Emigracionit

 

Me rastin e përfundimit të Kursit Bazë të Kufirit dhe Emigracionit, në datën 21.12.2015, në sallën e Konferencave në ambientet e Akademisë së Sigurisë, u zhvillua ceremonia e shpërndarjes së certifikatave për 22 punonjës policie, të cilët punojnë në strukturat e kufirit dhe të emigracionit.

Në ceremoninë e zhvilluar morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Sigurisë, drejtues i lartë Bilbil Memaj, Drejtori i Përgjithshëm i Kufirit dhe Emigracionit, drejtues i lartë Genc Merepeza, këshilltarja e misionit ICITAP, znj. Martha Bacile Findlay dhe këshilltari i PAMECA IV, z. Bernt Koerner.

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Sigurisë vlerësoi e përshëndeti kursantët me rastin e përfundimit me sukses të këtij kursi dhe u kërkoi njëkohësisht që njohuritë e fituara t’i transmetojnë edhe te kolegët e tjerë me të cilët punojnë, në strukturat e kufirit dhe emigracionit. Në përfundim u shpërndanë certifikatat për 22 kursantët që përfunduan me sukses Kursin Bazë të Kufirit dhe Emigracionit.