Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

18 punonjës Policie filluan Kursin e VII-të “Për aftësimin profesional të motoçiklistëve të Policisë” në datë 2 Prill 2018

Më datë 2 Prill.2018, në zbatim të Planit Vjetor të Trajnimeve të Policisë së Shtetit dhe Urdhrit Nr. 1/744, datë 26/04/2018, të zv.drejtorit të Përgjithshëm, filloi Kursi VII “Për aftësimin profesional të motoçiklistëve të Policisë”, ku marrin pjesë 18 punonjës Policie me gradë “Inspektor”, me detyra në shërbimet e patrullës së përgjithshme, forcës posaçme “Shqiponja” dhe qarkullimit rrugor nga DVP Tirane, Durrës, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër dhe Shkodër. Ky kurs do të zhvillohet deri më datë 12.06.2018, ku pjesëmarrësit do të aftësohen në teori e praktikë për drejtimin profesional të motoçikletave të Policisë, si dhe në përfundim do të pajisen me certifikatë.

Nga ana e Akademisë së Sigurisë janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e këtij kursi duke angazhuar stafin me ekspertë të fushës dhe plotësimin e të gjitha kërkesave me bazën e nevojshme didaktike e teknike.