Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Projekte Kërkimore

Projektet dhe Kërkimi Shkencor

Është politikë e Policisë së Shtetit që të rritë efektivitetin dhe efiçencën e strukturave të saj nëpërmjet aplikimit të metodave moderne në fushën e kërkimit të fenomeneve dhe problematikave që lidhen me policimin dhe organizatën, si dhe të parashikojë zhvillimet e pritshme me qëllim për t’i paraprirë në kohën e duhur dhe për të minimizuar ose parandaluar rreziqet e efektet që ato do të kenë ndaj policimit dhe sigurisë në komunitet.

Zgjerimi i njohurive dhe shpërndarja e tyre nëpërmjet studimeve kërkimore shkencore janë të pandashme nga misioni i Akademisë së Sigurisë si një institucion arsimor. Personeli akademik është i inkurajuar të ndërmarrë kërkime në fushat e tyre kryesore të interesit, dhe, të kërkojë mbështetje për studimet dhe kërkimet shkencore nga çdo burim, me kusht që këto burime financimi dhe kushtet e vendosura prej tyre të jenë në përputhje me politikat e Akademisë së Sigurisë, procedurat dhe legjislacionin në fuqi.