Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Në kuadër të projektit “Matra/ Lufta kundër diskriminimit dhe mbrojtja e të drejtave të LGBTI në Shqipëri” disa specialistë të Policisë së Shtetit Shqiptar, zhvilluan nje vizitë studimore në Holandë

Ne datat 27-29 qershor 2019 , me iniciativën dhe financimin e Ministrisë së Jashtme Holandeze, Organizatës së mbrojtjes së LGBTI, COC-së/ Holandë dhe Komitetit të Helsinkit të Holandës, u  zhvillua një vizitë studimore e disa specialistëve të Policisë së Shtetit Shqiptar, në kuadër të projektit  “Matra/ Lufta kundër diskriminimit dhe mbrojtja e të drejtave të LGBTI në Shqipëri”.

Ky program është ngritur për të forcuar kapacitetin e institucioneve qeveritare në disa vende në fazën e para-anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe ato të Partneritetit Lindor, për të nxitur zhvillimin e tyre, të shtetit të së drejtës në përputhje me kriteret e pranimit në BE nëpërmjet bashkëpunimit me institucionet (gjysmë) publike Holandeze.

Në Kapitullin 23 të negociatave të pranimit në BE me Shqipërinë, përcaktohet “respektimi i lirive themelore, duke përfshirë të drejtat e njeriut të personave LGBTI, të cilët shpesh janë viktima të diskriminimit, gjuhës së urrejtjes dhe madje edhe krimeve të urrejtjes”. Grupi ynë në këtë vizitë studimore përbëhej nga:

1. Prof. Dr. Ilirjan Mandro, Dekani i Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit në AS.

2. z. Edlira Teferiçi, Specialiste e Larmishmerisë, Drejtoria e Burimeve    Njerëzore, pranë DPPSH.

3.znj.Elsa Zylyftari, Shefe e Sektorit për shërbime ndaj tëtretëve;

4.z. Eneo Gjergjani, Specialist i Policimit në Komunitet.

5.z. Xhevdet Axhami, Shef sektori për Rendin Publik dhe policimin në Komunitet DVP Kukës.

6.z.Erjon Alushani, Shef i Sektorit për Hetimin e Krimit, Rajoni i Policisë DVP Vlorë.

7.znj.Silvana Ngresi, DM dhe Specialiste për të miturit DVP Vlorë.

8.z.Saimir Sylaj, DM dhe Specialiste për të miturit DVP Lezhë.

9.znj.Elena Hasanago, DM dhe Specialiste për të miturit DVP Tiranë.

10.z.Agron Shehu, Specialist i Policimit në komunitet dhe edukimit në shkolla me të miturit DVP Kukës.