Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Në Akademinë e Sigurisë hapen studimet “Master profesional”

Duke u mbështetur në ligjin nr. 80/2015, datë 17. 9. 2015, për Arsimin e Lartë në RSH, në ligjin nr. 108/2014, për Policinë e Shtetit, në VKM-në nr. 185, dt. 25.02.2015, në aktet ligjore për arsimin e lartë, aktet e dala në zbatim të tij, në Statutin, rregulloret e brendshme dhe aktet që dalin në zbatim të tyre, Akademia e Sigurisë (AS), çel studimet e ciklit të dytë, Master profesional, e konkretisht:

  • “Master profesional për sigurinë”
  • “Master profesional për hetimin krimit”.

Aplikimi për këtë program studimi të ciklit të dytë, me kohe të plotë, "Master profesional", do të bëhet pranë sekretarisë mësimore të Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit, nga data 14.11.2017 deri më datë 01.12.2017.

Kanë të drejtë të aplikojnë për programet e ciklit të dytë të studimeve Master, të zhvilluara nga AS, kandidatët që:

  1. Kanë përfunduar me sukses studimet në Republikën e Shqipërisë dhe janë pajisur me një diplomë përkatëse, në studime policore të ciklit të parë, ose në një program të tillë, të integruar të studimeve të ciklit të dytë, i cili rezulton i akredituar në momentin e diplomimit të studentit.
  2. Kanë përfunduar me sukses studimet jashtë vendit dhe që janë pajisur me një diplomë përkatëse, në studime policore të ciklit të parë, ose në një program të tillë, të integruar të studimeve të ciklit të dytë, i cili rezulton i akredituar në momentin e diplomimit të studentit.

Kandidatët duhet të paraqiten personalisht për të dorëzuar dokumentet e mëposhtme:

  1. Diplomë, ose fotokopje të saj të njësuar me origjinalin, të ciklit të parë të studimeve policore, të përfunduar në Republikën e Shqipërisë.
  2. Diplomën e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave ose fotokopje të tyre të njësuar me origjinalin, e konfirmuar nga njësia përkatëse arsimore vendore (DAR/ZA).
  3. Fotokopje e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë).
  4. Dy fotografi personale, me përmasë si të dokumenteve të identifikimit.
  5. Formulari i aplikimit sipas formatit të Shtojcës (kliko këtu) së bashkëlidhur këtij informacioni.

Masteri do të filloj në datën 04.12.2017, AS do të shpallë dhe do të afishojë listat e aplikantëve fitues, në vende të dukshme, në mjediset e saja përkatëse si dhe në faqen ueb të Akademisë së Sigurisë atë të Policisë së Shtetit (www.asp.gov.al/akademia dhe www.asp.gov.al ), renditur sipas rendit të pikëve të grumbulluara nga aplikantët, në përputhje me kuotat e pranimeve, të miratuara.

Aplikimi dhe regjistrimi i kandidatëve në programet e studimit do të zhvillohet pranë sekretarisë mësimore të Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit. Dokumentacioni që do të paraqitet për aplikim e regjistrim, duhet të jetë i gjithi, origjinal, ose fotokopje e njehsuar me origjinalin, e noterizuar. Programet e studimit master do të zhvillohen jashtë orarit të punës, në mjediset e Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit. Për çdo informacion të mëtejshëm apo paqartësi mund të kontakton në adresën e sekretarisë: Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.