Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Përfundoi kursi i XXIII, për trajnimin bazë të punonjësve të SHPSF

Sot, më 27.07.2018, në Akademinë e Sigurisë, u zhvillua testimi përfundimtar për personat pjesëmarrës në Kursin e XXIII për trajnimin bazë të  punonjësve të Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike dhe ceremonia e dhënies së Dëshmisë së Aftësisë, për fituesit e testimit.

Gjatë zhvillimit të kursit, pjesëmarrësit treguan dhe demonstruan interesim, përkushtim dhe nivel të lartë angazhimi, që u pasua me rezultate të kënaqshme në testim, ku nga vlerësimi me sistemin elektronik Scantron rezultuan fitues 136 pjesëmarrës. Në testim nuk u pranuan 5 persona për mosfrekuentim të rregullt të kursit, ndërsa 14 persona të jo fitues kanë të drejtën e ritestimit më datë 30.07.2018.

Në fund të kursit pjesëmarrësit plotësuan formularët e vlerësimit për programin, procedurat dhe nivelin e lektorëve, ku konsideratat e tyre ishin të nivelit maksimal.