Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Trajnimi në terren

 

Trajnimi në terren synon përfitimin e aftësive, shprehive dhe aftësive praktike. Trajnimi shtrihet për një periudhe kohe jo më shumë se 12 javë mësimore ose 504 orë mësimore.

Programi praktik i Kolegjit Profesional të Lartë "Kolegji i Policisë", përmban: shoqërim, ndalim, arrestim; hetim krimi; intervistim; patrullim; menaxhim incidentesh dhe policim në komunitet.

Përfundimi i Kolegjit Profesional të Lartë "Kolegji i Policisë" kryhet në këtë mënyrë:

1. Në përfundim të programit teorik – test përfundimtar.

2. Në përfundim të programit praktik – test praktik.

3. Rezultati përfundimtar – mesatare e komponentëve teori-praktikë-disiplinë.

4. Certifikimi – punonjës policie.