Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

319 kursantë fillojnë studimet në Kolegjin Profesional të Lartë " Kolegji i Policisë" në Akademinë e Sigurisë

 

Dt.16.05.2016. Në ambientet e Akademisë së Sigurisë u zhvillua ceremonia e fillimit të kursit të 10-të për Patrullë të Përgjithshme në  Kolegjin Profesional të Lartë "Kolegji i Policisë" në Akademinë e Sigurisë. Në këtë ceremoni morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme, z. Saimir Tahiri, zëvendësministrat e Punëve të Brendshme, znj. Elona Gjebrea, z. Stefan Çipa, z. Ilir Marko, drejtori i Policisë së Shtetit, drejtues madhor Haki Çako, drejtori i përgjithshëm i Akademisë së Sigurisë, drejtues i lartë z. Bilbil Memaj, drejtori i  " Kolegji të Policisë"  drejtues Ardi Veliu si dhe përfaqësues të misioneve ndërkombëtare që asistojnë Policinë e Shtetit dhe Akademinë e Sigurisë, “ICITAP”, “PAMECA IV” dhe “INTERFORZA”.