Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Filloi kursi i VI-të “Për aftësimin profesional të motoçiklistëve të Policisë” për 25 punonjës Policie

Më datë 05.03.2018, në ambientet e Akademisë së Sigurisë, filloi Kursi VI “Për aftësimin profesional të motoçiklistëve të Policisë”, ku marrin pjesë 25 punonjës Policie me gradë “Inspektor”, në detyra të patrullës së përgjithshme, qarkullimit rrugor dhe repartit të ceremonialit, nga DVP Tirane, Durrës, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, Shkodër, Lezhe dhe Kukës. Ky kurs do të zhvillohet deri më datë 20.04.2018, ku pjesëmarrësit do të aftësohen në teori e praktikë për drejtimin profesional të motoçikletave të Policisë, si dhe në përfundim do të pajisen me certifikatë.

Nga ana e Akademisë së Sigurisë janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e këtij kursi duke angazhuar stafin me ekspertë të fushës dhe plotësimin e të gjitha kërkesave me bazën e nevojshme didaktike e teknike.