Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Përfundon kursi i XXI-të i trajnimit bazë për punonjës të SHPSF-së

Sot, më datën 25.5.2018, në Akademinë e Sigurisë u zhvillua ceremonia e përfundimit të Kursit  XXI-të për 165 pjesëmarrës në trajnimin bazë e punonjësit të Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike dhe dhënia e “Dëshmisë së Aftësisë”.

Gjatë zhvillimit të kursit, pjesëmarrësit treguan dhe demonstruan interesim, përkushtim dhe nivel të lartë angazhimi, që u pasua me rezultate të kënaqshme në testin final të vlerësimit me sistemin elektronik Scantron. Në fund të kursit pjesëmarrësit plotësuan formularët e vlerësimit për programin, procedurat dhe nivelin e lektorëve, ku konsideratat e tyre ishin të nivelit maksimal.