Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Përfundon kursi IV për trajnimin e vazhdueshëm të drejtuesve teknik të “SHPSF-ve”

Në zbatim të Udhëzimit të ministrit të Brendshëm nr. 130, datë 5.3.2018, “Për funksionimin e Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike”, në Akademinë e Sigurisë u zhvillua, më 26.02.2019, Kursi IV për trajnimin e vazhdueshëm të drejtuesve teknik të SHPSF-ve, me pjesëmarrje të 41 personave të punësuar në këto shërbime.

Në përfundim të gjithë pjesëmarrësit kaluan me sukses testimin kualifikues dhe do të pajisen me certifikatën përkatëse. Ata shprehën konsiderata pozitive për programin, lektorët dhe kushtet e mësimdhënies, duke e cilësuar trajnimin si të nevojshëm për ripërtëritjen e aftësive profesionale të tyre.