Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Filloi kursi X-të “Për aftësimin profesional të motoçiklistëve të Policisë”

Më datë 20. 03. 2019, në zbatim të Planit Vjetor të Trajnimeve të Policisë së Shtetit dhe Urdhrit të zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm Nr. 1/409, datë 13/03/2019, “Për pjesëmarrjen në trajnimin me temë kurs për aftësimin profesional të motoçiklistëve të Policisë”, në Akademinë e Sigurisë, pranë Sektorit të Trajnimit dhe Mjeteve Motorike në Drejtorinë e Certifikimeve dhe Shërbimeve ndaj të Tretëve, filloi kursi X-të i këtij lloj, ku marrin pjesë 19 punonjës Policie me gradë “Inspektor”, me detyra në shërbimet e patrullës së përgjithshme, rendit dhe qarkullimit rrugor nga DVP Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë, Elbasan, Fier, Berat, Vlorë, Korçë dhe Gjirokastër.

Ky kurs do të zgjasë sipas programit, deri më datë 06. 05. 2019, ku disa nga pjesëmarrësit që nuk e zotërojnë, do të fitojnë lejen e drejtimit përkatës, si dhe të gjithë do të trajnohen në teori e praktikë për drejtimin profesional të motoçikletave të Policisë. Në përfundim të kursit, pjesëmarrësit do t’i nënshtrohen testimit dhe fituesit do të pajisen me certifikatë.

Nga ana e Akademisë së Sigurisë janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e këtij kursi duke angazhuar stafin me instruktorë të fushës dhe plotësimin e të gjitha kërkesave me bazën e nevojshme didaktike e teknike.