Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Filloi kursi XXIX-të i trajnimit bazë për punonjës të shërbimit në SHPSF

Në zbatim të Udhëzimit të ri të ministrit të Brendshëm Nr. 505, datë 26.10.2018, “Për Qendrat e Trajnimit Privat”, në bazë të aplikimeve në Drejtoritë Vendore të Policisë dhe dërgimit të listave me kandidaturat që plotësojnë kushtet, sipas rendit kronologjik zbritës të këtyre listave, me Urdhër Nr. 453, datë 19.04.2019, të drejtorit / rektorit të Akademisë së Sigurisë, filloi Kursit XXIX-të i trajnimit bazë për punonjës shërbimi në SHPSF, me 17 pjesëmarrës.

Nga ana e Akademisë së Sigurisë janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e këtij kursi, ku pjesëmarrësit janë pajisur me dosjen e kursit dhe literaturën përkatëse sipas kurrikulës së miratuar nga Drejtori/Rektori i Akademisë së Sigurisë. Trajnimi do të zhvillohet nga specialistët / instruktorët e Sektorit të Shërbimeve ndaj të Tretëve në Drejtorinë e Certifikimeve dhe Shërbimeve ndaj të Tretëve, me kohëzgjatje 10 ditë, ku në përfundim pjesëmarrësit do t’i nënshtrohen testit elektronik me “Scantron”.

Fituesit do të pajisen me “Dëshmi Aftësie”, si dokument i nevojshëm për dhënien e certifikatës nga komisioni përkatës në Drejtoritë Vendore të Policisë.