Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Drejtori

           

 

Jetëshkrimi     

Drejtori i Drejtorisë së Certifikimeve dhe Shërbimeve ndaj të Tretëve

                                                 Drejtues Besnik SHEHAJ

 Është diplomuar në Shkollën e Lartë të MPB (Akademia e Policisë) dhe për Drejtësi në UT,     përkatësisht në vitet 1977 dhe 1982.

 Ka punuar në disa qarqe, fillimisht si specialist i Luftës ndaj Krimit dhe më pas në funksione të ndryshme si: shef i Policisë Kriminale në DPV Tiranë, drejtor i Policisë Kriminale në MRP, pedagog në Akademinë e Rendit Publik Akademia e Policisë) dhe shef i Departamentit Profesional në këtë Akademi, shef i Zyrës Ndihmëse (Kabineti) të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe në disa kabinete të ministrave të Rendit e të Brendshëm.

Ka kryer kurse të ndryshme kualifikimi, brenda e jashtë shtetit, për Luftën ndaj Krimit të Organizuar, Terrorizmit, Drogës, për Planifikimin Strategjik, për Metodat Bashkëkohore të Mësimdhënies, etj. Ka marrë pjesë në disa konferenca e seminare kombëtare e ndërkombëtare.

Është autor e bashkautor tekstesh e manualesh për Akademinë e Policisë; autor i disa shkrimeve në medien e shkruar dhe Revistën Shkencore të Akademisë së Policisë; pjesëmarrës në intervista e debate në mediet elektronike për probleme të Rendit Publik e Parandalimit të Krimit; autor e bashkautorë i disa programeve qeveritare për Rendin e Sigurinë Publike; akteve ligjore e nënligjore për Policinë e Shtetit; strategjive e programeve të zhvillimit të Policisë dhe Akademisë, etj.

Është dekoruar dy herë nga Presidenti i Republikës dhe disa herë të tjera nga drejtues të lartë të MB e Policisë.

Ka njohuri të mira të gjuhës Angleze (Dëshmi), Italiane dhe Franceze.