Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Të drejtat e studentëve

Studenti  ka të drejtë:

  1. Të ndjekë leksione, seminare dhe të gjitha veprimtaritë e tjera mësimore, të organizuara në përputhje me statusin e tij.
  2. Të përdorë pajisjet, bazën materiale dhe laboratorike te fakultetit sipas rregullave përkatëse, për të realizuar programin mësimor dhe punën e programuar në aktivitetin e tij shkencor, bibliotekën dhe mjediset sportive e kulturore të fakultetit.
  3. Të zgjedhë dhe të zgjidhet në organet drejtuese, si në Senatin Akademik, në Këshillin e Administrimit, në Këshillat e Fakulteteve ku janë të regjistruar, në përputhje me ligjin për arsimin e lartë dhe Statutin e Fakultetit.
  4. Të organizohet në shoqata të ndryshme jopolitike në përputhje me aktet ligjore e nënligjore përkatëse.
  5. Të përfitojë bursë studimi brenda ose jashtë shtetit kur plotëson kushtet e përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave, Senatit e në marrëveshjet ndërshtetërore ose ndëruniversitare.
  6. Të përfitojë shpërblime të veçanta që akordohen nga AS sipas ligjit dhe kritereve të caktuara nga Senati Akademik.
  7. Të shprehë opinionin e tij për cilësinë e mësimdhënies dhe punën e personelit akademik të fakultetit
  8. Të ankohet te Dekani i Fakultetit, për shkelje te rregullave dhe standardeve akademike nga ana e pedagogeve, te mosrealizimit te procesit te mësimdhënies, të rregullave të zhvillimit të provimit dhe për vlerësimin e tij të pamerituar.
  9. Të jetë i kujdesshëm në përdorimin e rrjeteve sociale, sidomos jashtë orëve të procesit mësiomor, duke i përdorur ato në mënyrë të kufizuar dhe me përgjegjshmëri, duke u siguruar që publikimet në rrjetet sociale të mos perceptohen nga kolegët ose publiku, si akte fyese, diskriminuese, viktimizuese ose në kundërshtim me etikën.
  10. Të zbatojë me përpikmëri orarin mësimor, rreshtimit, orarin e studimit dhe të gjithë aktivitetin e Fakultetit të Sigurisë & Hetimit.
  11. Të mbajë uniformën e policisë gjatë procesit mësimor, si dhe uniformën dimërore e verore në stërvitjet e grupuara, në përputhje me rregulloren e uniformës së policisë së Shtetit.
  12. Të ketë gjithnjë një qëndrim moral të lartë dhe të denjë për një student dhe si punonjës i policisë së shtetit.
  13. Të respektojë, kolegët, pedagogët, eprorët dhe stafin e Fakultetit duke demonstruar sjellje të hijshme dhe të qytetëruara në ambientet e Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit.
  14. Të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet shkencore, social kulturore e sportive që organizon Fakultetit brenda dhe jashtë tij, duke dhënë kontributin me pjesëmarrjen e tij.
  15. Studenti ka për detyrë të ndjekë programin mësimor dhe të mos largohet asnjëherë nga ora e mësimit pa lejen e Dekanit të Fakultetit.
  16. Të ankohet te Dekani i Fakultetit për shkelje të etikës akademike, të konfliktit të interesit dhe të çdo rasti tjetër që cenon integritetin e studentit.