Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Detyrat e studentëve

Studenti është i detyruar:

  1. Të njohë me hollësi statutin, rregulloren e fakultetit dhe çdo rregullore tjetër e detyrimet qe lindin për të dhe të jetë i vetëdijshëm për zbatimin e tyre; në të kundërt, fakulteti nuk mban përgjegjësi për pasojat që mund të rrjedhin nga mosnjohja e tyre;
  2. Të njohë të gjitha kërkesat e përgjithshme të fakultetit, si dhe kërkesat specifike të programit në fushën që ata kanë zgjedhur. Studentët janë përgjegjës për t'iu përgjigjur të gjitha kërkesave dhe rregulloreve përkatëse në bazë të diplomave që ata synojnë;
  3. Të zbatojë të gjitha rregullat që rrjedhin nga Statuti i AS, nga kjo rregullore dhe nga çdo akt tjetër ligjor e nënligjor për arsimin e lartë;
  4. Të respektojë Kodin e Etikes të AS.
  5. Të shlyejë detyrimet e përcaktuara ne programin e studimit si dhe çdo detyrim tjetër financiar dhe material ndaj fakultetit;
  6. Të shlyejë te gjitha detyrimet financiare te parashikuara në ligj.
  7. Të mbajë përgjegjësi për shkeljet e rregullave të fakultetit nga ana e tij; dëmet materiale që ai mund të ketë bërë zhdëmtohen në masën e përllogaritur.
  8. Të mbajë në vend të dukshëm dokumentin e identifikimit si student i Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit.
  9. Studenti ka të drejtë të njihet me kushtet e kontratës, me rregullat, rregulloret e fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit, detyrimet e të drejtat që rrjedhin prej tyre para se të vendosë për pranimin e statusit të tij si student.
  10. Mos njohja e tyre nga ana e studentit është përgjegjësi personale.
  11. Studenti i Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit ka të drejtë të trajtohet për kohën që është në shkollë, me ushqim, fjetje, veshmbathje dhe tekste mësimorë, sipas ligjeve dhe akteve normative në fuqi.
  12. Studenti ka të drejtë të parashtrojë kërkesa, ankesa dhe të bëjë vërejtje e propozime për çështje që lidhen me procesin mësimor e stërvitor në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit, si për çështje të cilat kanë të bëjnë me nevoja dhe interesa të tij personale, duke zbatuar e respektuar ligjet dhe aktet normative në fuqi.
  13. Studenti ka të drejtë të përdorë pajisjet e Fakultetit, sipas rregullave përkatëse me qëllim realizimin e programit mësimor, punën e programuar në aktivitetin e tij shkencor, bibliotekën, mjediset sportive e kulturore, etj.
  14. Studenti ka të drejtë të organizohet në këshilla studentore, me qëllim përmbushjen e detyrimeve në procesin mësimor, aktivitete social kulturore, trajtimit të kushteve për jetesë, akomodimit, etj.
  15. Detyra apo përgjegjësi të tjera të studenteve janë përcaktuar në Ligjin “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë".