Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Fjala e Drejtorit/Rektorit të Akademisë së Sigurisë, në ceremoninë e hapjes "Kursi i Oficerit të Policisë Kriminale" datë 4 mars 2019

I nderuar zoti Kryeministër!

I nderuar Ministër i Brendshëm!

I nderuar Drejtor i Përgjithshëm i Policisë!

Të nderuar Deputet të Komisionit të Sigurisë !

Të nderuar partner të Policisë Shqipëtare!

Të nderuar pedagog dhe të ftuar!

Të dashur kursantë dhe student!

Dëshiroj t’ju uroj mirëseardhjen në Akademinë e Sigurisë. Për ju është moment i fillimit të një faqeje të re të jetës tuaj, së shpejti do të jeni pjesë e organizatës më të madhe dhe më të rëndësishme të zbatimit të ligjit në Shqipëri, atë të Policisë së Shtetit.

Një staf profesionistësh i kësaj Akademie do të jetë pranë jush për t’ju pajisur me dijet e nevojshme, për të gjitha fushat e policimit demokratik. Këto dije do jenë shumë të domosdoshme për tu përballur me sfidat e shërbimit policor

Të respektuar kursant të ekselencës dhe të kolegjit, ju me dëshirën tuaj kërkuat të shërbeni në Polici. Gatishmëria juaj për tu bërë pjesë e kësaj strukture është kontribut për të, por edhe nder për Ju. Policia e Shtetit është institucioni që garanton zbatimin e ligjit, pa të cilin nuk ka funksionim normal të shtetit dhe të sistemit demokratik.

Ju jeni këtu sot sepse policimi i kohëve modern është profesion që kërkon punonjës të ditur në të gjitha fushat e veprimtarisë njerëzore, është punë intigjente ndaj kërkon njerëz inteligjent.

Të punosh në rradhët e policisë së shtetit është sa privilegj aq dhe detyrim madhor, është sa fisnike aq dhe e vështirë, por mbi të gjitha është nder.

Një nder i tillë ju ofrohet juve, me shpresën e madhe që një ditë do të justifikoni besimin që ju jepet si shërbëtor të denjt të komunitetit.

Personalisht ju siguroj se stafi mësimdhënës i Akademisë së Sigurisë do të jetë në shërbim të përgatitjes suaj sa më profesionale por dhe nga ana tjetër jam i bindur se përkushtimi juaj për pervetsimin e programit nuk do të mungoj.

Programi që ju do të filloni sot është vetëm fillimi dhe përfundimi i tij nuk do të jetë aspak fundi. Në këtë Akademi por dhe në strukturat ku në të ardhmen do të shërbeni, ju do të vijoni trajnimet dhe shkollimet për forcimin e vazhdueshëm professional, që bazohet në teorinë e të mësuarit gjatë gjithë jetës.

Në përfundim, të nderuar kursant ju keni bërë zgjedhjen e duhur, çdo profesion ka rëndësin e vete por mbrojtja e jetës dhe pronës nëpërmjet zbatimit të ligjit, i jep kuptim jetës tuaj.

Ju uroj suksese!!!

Fjala përshëndetëse e një studenteje të ekselencës! Kliko këtu