Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Këshilltari Gjerman zhvilloi një leksion të hapur me studentet pasuniversitar “Specialist të Hetimit të Krimit”

Ditën e premte datë 12.07.2019, në Fakultetin e Sigurise dhe Hetimit u zhvillua një leksion i hapur me studentet pasuniversitar të kursit për "Specialist të Hetimit të Krimit" dhe Këshilltarit Gjerman të Ministrise së Brendshme Z. RALPH KRÜGEL.

Tematika për të cilën u diskutua kishte të bënte me krijimin dhe zhvillimin e policisë Gjermane, nga mënyra e përzgjedhjes në shkollën e policisë deri në gradimin ne nivelet me të larta.

Ndarjen e policisë në struktura dhe shpërndarja territoriale. Përdorimi i mjeteve të ndryshme speciale dhe planifikimi i operacioneve që zhvillojnë forcat speciale. Trajnimet e vazhdueshme që zhvillohen në cdo stukture të policisë brenda dhe jashte vendit. Vec të tjerash Z. KRÜGEL ndau dhe eksperiencen e tij në keto struktura dhe ndihmen qe po jep për Policinë e Shtetit Shqiptar.