Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Përfundon kursi i I-rë për “Oficerët e Sigurisë në Shkolla”, të cilët përfunduan kursin një mujore të formimit

Në datën 15.02.2019, u zhvillua ceremonia e certifikimit të kursit të I-rë për “Oficerët e Sigurisë në Shkolla”, të cilët përfunduan kursin një mujore të formimit.

Në këtë ceremoni mori pjesë, Drejtori/Rektori i Akademisë së Sigurisë, si dhe përfaqësues nga Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinise. Ne fjalën e tij Drejtues i Lartë Dr. Bilbil Memaj, pasi uroj kursantet pjesëmarrës, vuri theksin në rolin qe do te luajnë oficerët e sigurisë në shkollat publike, mbi rregullin disiplinën, etiken, si dhe formimin e nxënësve dhe studentëve lidhur me rendin e sigurinë në shkolla, përcjelljen njohurive te marra ne ketë kurs, ne auditore, pasi siguria publike dhe rendi nuk është vetëm pjesë e policisë por e të gjithë institucioneve dhe qytetarëve.