Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Përfundon kursi XXIX-të, për trajnimin bazë të punonjësve të shërbimit në SHPSF

Nga data 23 Prill - 08 Maj 2019, në Akademinë e Sigurisë, u zhvillua Kursi XXIX-të, për trajnimin bazë të aplikantëve për punonjës në Shërbimin Privat të Sigurisë Fizike, sipas listave të dërguara paraprakisht nga Drejtoritë Vendore të Policisë.

Në këtë kurs morën pjesë 16 aplikantë, të cilët treguan interesim, përkushtim, rregull e disiplinë, si dhe sjellje etike.

Në përfundim të kursit, u krye testi i vlerësimit elektronik me “Scantron”, ku rezultuan fitues të gjithë pjesëmarrësit, dhe u zhvillua ceremonia e shpërndarjes së Dëshmive të Aftësisë.

Gjithashtu, pjesëmarrësit plotësuan formularët e vlerësimit për programin, procedurat dhe nivelin e lektorëve, ku konsideratat e tyre ishin të nivelit maksimal.