Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Promovohet libri “Ruajtja dhe mbrojtja e kufirit shqiptar 1912 -1990”, i dr. Jorgo Qiricit

Në kuadër të aktiviteteve promovuese – shkencore, që zhvillon në vijimësi Akademia e Sigurisë, me datën 10 maj 2019, në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, organizoj promovimin e librit “Ruajtja dhe mbrojtja e kufirit shqiptar 1912 -1990”, me autor doktorin e shkencave Jorgo Qirici.

Autori i këtij libri është një ish punonjës policie, aktualisht në pension, me një eksperiencë mbi 33 vjeçare në strukturat e Policisë së Shtetit, pjesën më të madhe të të cilës e ka në shërbimet e Policisë Kufitare dhe Migracionit.

Libri është shkruar mbi bazën temës së desertacionit, me të njëjtin titull, me të cilin autori, ka mbrojur doktoratuarën në fushën e shkencave të sigurisë,në Akademinë e Mbrojtjes,në Tetor 2006.

Meqenëse libri paraqet interes në fushën e sigurisë dhe veçanërisht për shërbimin e Policisë Kufitare dhe Migracionit, jo vetëm për historikun e këtij shërbimi gjatë gjithë kohës së ekzistencës së shtetit shqiptar, që nga shpallja e Pavarësisë (28 Nëntor 2012) e në vijim,por edhe për rekomandimet që jep përnjë qajse evropiane të kërkimeve në fushën e kontrollit dhe menaxhimit të integruar të kufijve, nga Akademia e Sigurisë, u gjykua që promovimi i këtij libri të bëhej në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, institucion me të cilin kemi një bashkëpunim të vazhdueshëm në këtë fushë.

Në këtë aktivitet, përveç stafit pedagogjik e studentëve të Akademisë së Sigurisë, ishin ftuar dhe morën pjesë edhe drejtues të lartë Policisë së Shtetit, veçanërisht nga Departamenti për Kufirin dhe Migracionin, ish drejtues të Policisë së Shtetit, ish punonjës të Policisë Kufitare ndër vite, studius të fushave të sigurisë dhe historisë ushtarake, përfaqësues nga pushtetit vendor i Bashkisë Devoll dhe të shoqatës “Devolli”, etj.

Në lidhje me qajsjet e këtij librit për të ardhmen dhe shrytëzimit të tij nga studentët e kursantet e Akademisë së Sigurisë, gjatë studimeve e trajnimeve dhe jo vetëm, folën drejtues Mehdi Çanga, drejtor drejtorie në AS, nënkomisar Ardian Zaganjori, specialist në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër, zotërinjët Bashkim Mustafa e Gjergj Ndou, ish punonjës të Policisë Kufitare dhe ish pedagog në AS.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe drejtori / rektori i Akademisë së Sigurisë, drejtues i lartë, dr. Bilbil Memaj.

Në mbyllje të aktivitetit përshendeti të pranishmit edhe autori i librit, dr. Jorgo Qirici, i cili vlerësoj veçanërisht stafin e Akademisë së Sigurisë, për mbështetjen e dhenë për zhvillimin e këtij aktiviteti dhe të gjithë ata që e kanë ndihmuar dhe këshilluar gjatë shkrimit të tij, duke shprehu gatishmërinë që në të ardhmen të marrë pjesë në shkrimin e historikut e policisë dhe vëçanërisht ato të shërbimeve të Kufirit, si edhe zhvillimin e leksioneve apo bisedave të hapura me studentë e kursantë në Akademinë e Sigurisë.