Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Student të Akademisë Federale Gjermane të Policisë, vizituan Akademin e Sigurisë në datën 8 maj 2019

datën 8 Maj 2019, në ambientet e Akademisë se Sigurisë erdhi një grup studentësh të Akademisë Federale Gjermane të Policisë prej 15 vetash, të shoqëruar nga Këshilltari Gjerman pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, Z. Ralph W. Krüger, si edhe nga Oficeri i Kontaktit Gjerman pranë Ambasadës Gjermane për Kufirin, Z. Christian Weiß, Znj. Katharina Stangl, organizatorja e këtij takimi përmes Ambasadës Gjermane dhe Z. Tobias Schiffner, menaxher projekti pranë Ambasadës Gjermane.

Qëllimi i këtij takimi ishte që studentët të njiheshin me Akademinë e Sigurisë, si edhe të organizonin në mënyrë të pavarur një vizitë studimore, nëpërmjet të cilës ata do të njiheshin me fusha të ndryshme të detyrave, përgjegjësive të autoriteteve të ndryshme policore në botë, duke përfshirë ne rastin konkret atë të Policisë Shqiptare.

Drejtori/Rektori Akademisë Sigurisë, Drejtues i Lartë, Dr. Bilbil Memaj, mbajti një fjalim të shkurtër duke i uruar mirëseardhjen në këtë Akademi, si edhe duke berë një përshkrim rreth historikut të Akademisë, sistemi edukimit, trajnimit, funksionimit dhe organikës së AS-së

Më pas Drejtues, Behar Tafa i shpjegoi studentëve në përgjithësi për Policinë Shqiptare dhe në veçanti për Policinë Kufitare dhe Migracionit Shqiptar. Në fund, pati edhe diskutime lidhur me eksperiencat, ngjashmëritë, si dhe dallimet midis dy policive të dy vendeve.