Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Kursi i dytë për formimin e motociklistëve të Policisë së Shtetit në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.

 

Ne zbatim te Urdhrit te Drejtorit te Policise se Shtetit Nr.910 date 26.09.2016 per pjesmarrjen ne trajnimin me teme “Kursi i dyte per formimin e motociklisteve te Policise se Shtetit data 03-28 Tetor 2016, ne Akademine e Kosoves per Siguri Publike, Vushtri,Kosove” po vazhdon normalisht trajnimi i grupit te kursanteve te perbere nga 20 punonjes policie, nga te cilet 9 punonjes policie te Drejtorise Vendore te Policise Tirane, 10 punonjes policie te Drejtorise Vendore te Policise Durres dhe 1 punonjes policie i Drejtorise Vendore te Policise Lezhe Komisariati i Policise Kurbin.

Grupi i ndihmes instruktoreve perbehet prej 4 punonjes policie te Drejtorise Vendore te Policise Tirane.

Shteti Shqiptar nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë se Shtetit po investon në rritjen e profesionalizmit të punonjësve të policisë, për të qenë në gjendje të jenë pasqyra më e mirë e shoqërisë sonë.

Një nga këto aspekte të rritjes së profesionalizmit është edhe kursi i dytë për formimin e motoçiklistëve të Policisë së Shtetit si pjesë e forcave elite të shërbimit policor në ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike.

Ky kurs është organizuar nga Drejtoria e Policisë së Shtetit dhe “Akademia e Sigurisë” në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës dhe “Akademinë e Kosovës për Siguri Publike” dhe po zhvillohet në pjesën e parë të tij në ambientet e kësaj “Akademie”.

Bashkëpunimi konkret me Instruktorët e praktikës, pjesëtarë të Njësisë së Motoçiklistëve të Divizionit të Komunikacionit Rrugor të Drejtorisë së Policisë së Kosovës po i mundëson Policisë së Shtetit jo vetëm përgatitjen e motoçiklistëve, por edhe të instruktorëve të ardhshëm punonjës të Policisë së Shtetit, të cilët gradualisht do të jenë në gjendje ta përballojnë vetë zhvillimin e kurseve të tilla intensive.