Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Filloi kursi i katërt i motoçiklistëve të 23 punonjësve të Policisë së Shtetit.

Sot në datën 04.09.2017 në ambientet e Akademisë së Sigurisë, filloi kursi i katërt i motoçiklistëve të Policisë së Shtetit, me pjesëmarrjen e 23 punonjësve, të përzgjedhur nga DVP Tiranë, Shkodër, Gjirokastër, Vlorë e Durrës.

Në ceremoninë e çeljes së këtij kursi asistoi, Drejtori/Rektori i Akademisë së Sigurisë, Drejtues i Lartë Dr. Bilbil Memaj, ndër të tjera, kërkoj nga pjesëmarrësit vlerësim maksimal, përkushtim, disiplinë dhe përgjegjshmëri për përvetësimin e programit teorik, si dhe aftësimin profesional në vijim të traditës së mirë që është krijuar tashmë në Akademinë e Sigurisë për përgatitjen e motoçiklistëve të aftë në Polici, si një shërbim që po jep gjithnjë e më shumë kontribut në performancën e Policisë së Shtetit në shërbimet ndaj publikut dhe rritjen e treguesve të luftës ndaj krimit e për garantimin e sigurisë publike.

Programi i këtij kursi përmban gjithsej 270 orë mësimore, të ndara në 25 orë për modulin teorik dhe 255 orë për modulin e praktikës, sipas kurrikulës së miratuar nga Drejtori/Rektori i Akademisë së Sigurisë dhe që do të drejtohet nga specialistët dhe instruktorët e Sektorit të Mjeteve Motorike në Drejtorinë e Certifikimit dhe Shërbimeve ndaj të Tretëve,  nga data 04.09.2017 deri më 04.11.2017. Në përfundim pjesëmarrësit do të pajisen me dëshmi për drejtimin profesional të motoçikletës.