Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Përfundon trajnimin me teme: "Procesi i Hetimit" i zhvilluar nga Lektorët e Departamentit të Antiterrorizmit të Policisë Kombëtare të Turqisë

Më datë 07.09.2018, në ambientet e Akademisë së Sigurisë, u zhvillua cermonia e dhënies së certifikatave punonjëve të policsë së shtetit që ndoqën trajnimin me teme: "Procesi i Hetimit".

Në ceremonin e ndarjes së certifikatave morën pjesë, Nëndrejtori i Akademisë se Antiterrorit njëkohësisht dhe Nëndrejtori i Drejtorisë Antiterrorit Z.Ahmet CANVERZëvendësambasadorja e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, Znj. Seda KIRDAR, Drejtori i Akademisë së Sigurisë, Drejtues i Lartë Dr. Bilbil MEMAJ, Drejtori i Antiterrorit, Drejtues i parë Gledis Nano, Drejtori i ZQK Interpol Tirana, Drejtues Andi LIKA.

“Bilbil Memaj, Drejtor/Rektori i Akademisë së Sigurisë së Shqipërisë, gjatë aktivitetit tha se vazhdojnë të realizojnë programin e trajnimeve të miratuar nga Policia e Shqipërisë dhe Policia e Turqisë. “Për ne si akademi dhe polici është kënaqësi që të vazhdojmë bashkëpunimin në këtë drejtim. Ne vlerësojmë shumë eksperiencën e kolegëve tanë nga Turqia, pasi ata edhe janë ndeshur më shumë me probleme të cilat kanë lidhje me luftën ndaj terrorit. Oficerët tanë që kanë përfituar këtë trajnim do t’i zbatojnë njohuritë në praktikën e Policisë së Shqipërisë për të mirën e shqiptarëve”, tha Memaj”

Ndërsa përfaqësuesja e Ambasadës së Turqisë në Tiranë, znj. Seda Kırdar tha se trajnimi është organizuar në kuadër të bashkëpunimit në një fushë me rëndësi jetike për dy vendet vëllezër, Turqinë dhe Shqipërinë, dhe se dy vendet janë të vendosura për të forcuar bashkëpunimin për të luftuar së bashku kundër organizatave terroriste.

Në ceremoni  u evidentuan marrdhënjet e shkëlqyera që ekzistojnë në mes të dy policive dhe u evidentua nevoja e vazhdimit të bashkëpunimit në fushën e trajnimeve por edhe operacionale në lufte kundër veprimtarisë terroriste.