Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Qendra Kërkimore Shkencore

 

“Qendra Kërkimore Shkencore” (QKSH) është përgjegjëse për hartimin, rishikimin dhe dhënien e asistencës për politikat, doktrinat, manualet dhe rregulloret, e institucionit, MPB-së dhe të Policisë së Shtetit. QKSH-së kryen kërkime shkencore dhe studime në fushën e policimit dhe të sigurisë në përputhje me prioritetet strategjike të zhvillimit të Policisë së Shtetit. Ajo realizon botime në fushën e policimit dhe të sigurisë, ku pjesë e tyre është edhe revista shkencore “Policimi dhe siguria”. QKSH ka bashkëpunime struktura të ndryshme, objekti i punës i të së cilave lidhet me fushën e sigurisë publike. Një prej detyrave të saja është edhe shpërndarja e rezultateve studimore në fushën e rendit dhe sigurisë si brenda strukturave të policisë edhe jashtë saj. QKSH kryen studime mbi përvojën kombëtare dhe të vendeve të tjera duke rekomanduar ndryshime ne konceptet themelore të drejtimit të operacioneve policore.