Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Drejtori i Kërkimeve Shkencore

    xhaviti andi final
   
Jetëshkrim
     

 

       Drejtori i Kërkimeve Shkencore, Drejtues  Dr. Xhavit SHALA

 Xhavit Shala ka lindur më 07.08.1961 në Kavajë. Është diplomuar në vitin 1984 specialist në fushën e sigurisë (oficer i MPB), në Shkollën e Lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, sot Akademia e Sigurisë (me shkëputje nga puna).

Është diplomuar në vitin 1994 për Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan (pa shkëputje nga puna) si dhe jurist pas përfundimit të Fakultetit Juridik në Universitetin e Tiranës në vitin 2005.

Në vitin 2010 ka përfunduar Master të Nivelit të Dytë për “EuropeanBusiness Law” në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës dhe, në vitin 2011, ka përfunduar Postmaster për Çështje të Sigurisë në Universitetin UFO në Tiranë.

Në vitin 2013, pas përfundimit të Programit të Doktoraturës në Fakultetin e Sigurisë dhe të Mbrojtjes në Akademinë e Forcave të Armatosura Tiranë, ka fituar gradën shkencore “Doktor” në fushën e Sigurisë dhe të Mbrojtjes.

Mban gradën policore “Drejtues”.

Ka kryer disa specializime brenda dhe jashtë vendit.

Ka filluar karrierën profesionale në vitin 1984 si specialist në Degën e Punëve të Brendshme Elbasan, Oficer drejtimi në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Drejtor i ShIK-ut në qarkun e Elbasanit, Drejtor i Policisë Kriminale në Ministrinë e Rendit Publik, Drejtor i Policisë për Qarkun e Fierit,shef analize dhe analist në Ministrinë e Rendit Publik, Drejtor i Policisë së Qarkut Lezhë, pedagog dhe shef seksioni në Akademinë e Policisë, Shef i Sektorit të Koordinimit të Projekteve në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, Specialist koordinator dhe më pas Shef i Sektorit të Studimeve Prognostike po në Drejtorinë e Studimeve.Njëkohësisht, vazhdon dhe pedagog i jashtëm në Fakultetin e Sociologjisë në Universitetin e Tiranës, në Akademinë e Forcave të Armatosura dhe në Universitetin “Luarasi” për lëndët Gjeopolitikë, Politikat e Sigurisë, Çështje të Sigurisë, Çështje të Strategjisë, Kriminologji dhe Bashkëpunimi Ndërkombëtar në fushën e Policisë dhe Inteligjencës.

Ka drejtuar delegacionet e Policisë së Shtetit në dy Sesione vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit si dhe ka marrë pjesë në një sërë takimesh ndërkombëtare në përbërje të delegacioneve të Policisë Shqiptare, të Ministrisë Rendit Publik si dhe të Shqipërisë.Ka marrë pjesë dhe ka referuar nëdisa konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit. Ka publikuar artikuj, studime dhe analiza brenda dhe jashtë vendit.Ka botuar në gjuhën shqipe dhe angleze librat “ Siguria Kombëtare dhe Sfidat e Integrimit„, “ Shqiptarët në Udhëkryq„,“Antikanabis apo kanabopolitikë„, “Penalizimi i kanabopolitikës„, “Kosova mes intrigave„ si dhenë gjuhën shqipe librin “Ballkani, gjeopolitika dhe siguria” në dy vëllime.

Për më tepër shih CV-ne më të zgjeruar.